17:33 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapet rruga e dialogut politik! OSBE shpreh gatishmërinë për të ndërmjetësuar

21:34 | 25/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapet rruga e dialogut politik! OSBE shpreh gatishmërinë për të ndërmjetësuar

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Thomas Greminger, gjatë vizitës së sotme në Tiranë ka mbajtur një qëndrim tjetër nga ai i shprehur disa ditë më parë nga ambasadori Bernd Borchardt, për ndërmjetësimin e paleve politike për uljen në dialog.

Gjatë  konferencës së përbashkët me Ministrin në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Greminger u shpreh se OSBE është e gatshme të ofrojë tre gjëra në kuadër të Reformës Zgjedhore:
1- Të sjellë ekspertizë teknike për standardet zgjedhore;
2- Të kujtojë angazhimet që duhet të përmbush Shqipëria në kuadër të Reformës Zgjedhore;

3- Të ndërmjetësojë dialogun mes palëve politike.

Ndryshe nga sa më herët partnerët ndërkombëtarë e kishin lënë në duart e palëve politike si një detyrë për të zgjidhur krizën dhe gjetur rrugën e dialogut, në këtë propozim duket qartë se faktori ndërkombëtar sot është pozicionuar pro ndërmjetësimit, në njëfarë mënyre nëse mazhoranca dhe opozita do të ishin dakort.

Diçka e tillë është shprehur edhe nga opozita e bashkuar, ku duke e prononcuar për Reformën Zgjedhore, ka deklaruar se do të pranojë të ulet në të njëjtën tryezë me mazhorancën vetëm me garancinë ndërkombëtare.

Një nga 9 kushtet e Bundestagut gjerman është ulja e të gjithë aktorëve politik për të gjetur zgjidhje të përbashkët për realizimin e Reformës Zgjedhore.

Duke pasur parasysh deklaratat e opozitës, qëndrimin e Gjermanisë, dhe së fundmi deklaratën e zyrtarit të lartë të BE-së, tashmë mbetet edhe të mësojmë qëndrimin që do të mbajë mazhoranca për këtë çështje.

Kujtojmë se opozita për Reformën Zgjedhore ka kërkuar të ngrihet një strukturë e posaçme me një përfaqësues të Parlamentit dhe një përfaqësues të opozitës, me prezencën, monitorimin dhe ndërmjetësimin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ Ibrahimoviç bën gjestin e çmendur, iu tregon organet gjenitale tifozëve

Para

Me një qetësi të ‘frikshme’, mesfushori i Shqipërisë shënon në Holandë (Video)

Para
Me një qetësi të ‘frikshme’, mesfushori i Shqipërisë shënon në Holandë (Video)

Me një qetësi të 'frikshme', mesfushori i Shqipërisë shënon në Holandë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vjehrra denoncon zhdukjen e nuses së djalit në polici,17-vjeçarja u largua dhe nuk u kthye më

Krujë/ Kultivuan parcelën me kanabis në malësi, shpallen në kërkim 2 persona! Policia u sekuestron edhe makinat me lëndë pesticide

Lëvizje dhe rokada në Policinë e Tiranës/ Largohen disa shefa, marrin detyrën disa të rinj

“Nuk kemi krizë qeveritare”, zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi flet për DW: Vetëvendosje tani nuk ka nevojë për partnerë

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA vendos kufizime vizash për zyrtarët e huaj që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve

Mbyllet parlamenti i vitit 2021, deputetët zgjedhin zanatet e vjetra e rrugë të reja

Rolet e lidhura me AI po lulëzojnë: E ardhmja e punës është këtu

Heshtja në radio e Ferrarit, drejtori Vaser: Nuk flemë dhe as nuk po pimë birra

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër të vdekur

Defender Europe 2025/ Vjosa Osmani takon Forcat e Sigurisë së Kosovës: Jemi krah për krah me SHBA dhe aleatët e NATO-s

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.