04:29 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Hapet sheshi “Skënderbej”, Veliaj fton qytetarët në ceremoni ditën e shtunë

18:35 | 05/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapet sheshi “Skënderbej”, Veliaj fton qytetarët në ceremoni ditën e shtunë

Ditën e  shtunë Bashkia e Tiranës përmes një ceremonie do të bëjë hapjen e sheshit “Skënderbej”, i cili tani  do të jetë tërësisht në dispozicion vetëm të këmbësorëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar sot qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj ceremonie për t’iu gëzuar të gjithë sëbashku një prej projekteve më të rëndësishme që simbolizon tashmë gjithë trevat shqiptare.

Një ndër elementet që  nuk do të mungoj në ceremoni janë simbolikat të trevave të ndryshme shqiptare.

“Nga data 10, ditën e shtunë, në 7.30 i kthehet qytetit, hapësira më e madhe për këmbësorë, për fëmijët që duan të luajnë me biçikletë, me patina, për gjyshërit, gjyshet. Çdo njeri është i ftuar në hapjen e sheshit Skënderbej se është sheshi i të gjithë shqiptarëve, nuk është vetëm i qendrës së Tiranës”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e Njësisë 11. Ai bëri të ditur se ashtu si sheshi “Skënderbej” sot është një mozaik i gurëve nga të gjithë trevat shqiptare edhe hapja e tij do të jetë e tillë që të përfaqësojë të gjitha krahinat shqiptare. “Do të kemi shumë shqiptarë që do të vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe besoj që do të kemi mundësi që më në fund t’i kthejmë dinjitetin qendrës së qytetit”, u shpreh Veliaj.

Sheshi është shtruar me gurë natyralë në formën e pllakave të gurit me trashësi 10-12 cm dhe që janë marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj. E gjithë sipërfaqja e shtruar me këto gurë arin në rreth 41 mijë m2 sipërfaqe sheshe dhe trotuare.

E veçanta e sheshit është edhe parkimi i parë publik nëntokësor I cili ka një kapacitet prej 358 makinash dhe përveç parkimit do të ofrojë edhe mundësi për karikimi për makinat që funksionojnë me energji. (S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: bashkia tiranesErion VeliajSheshi Skenderbej
Pas

Shkarkimet në administratë gjatë fushatës, LSI-krerëve të shtetit: Abuzive, reagoni! (LETRA)

Para

Vdes gruaja në Tiranë pasi bie nga kati i katërt i pallatit

Para
Vdes gruaja në Tiranë pasi bie nga kati i katërt i pallatit

Vdes gruaja në Tiranë pasi bie nga kati i katërt i pallatit

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.