18:32 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

11:03 | 20/04/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

Firence ka shkollën e vet shqip në këto 35 vjet, ku gjuha shqipe mësohet falas për të gjithë fëmijët 5-15 vjeç. Shoqata kulturore shqiptare “Adriatiku”, e krijuar rishtas në Firence dhe e shtrirë në të gjithë Toskanën hapi shkollën shqipe në qytetin e kulturës e humanizmit. Në Firence, numri i shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nënshtetas italianë apo rezidentë, është i konsiderueshëm në raport me popullsinë vendase. Siç është kontributi i tyre në jetën e qytetit dhe përditshmërinë e tij.

Shtatë mësuese të shqipes, me përvojë në mësimdhënie në Shqipëri e Itali, zhvillojnë mësimin e gjuhës e kulturës shqipe me fëmijët me origjinë shqiptare të lindur në Itali, që duan të njihen me gjuhën e prejardhjes e jo vetëm, si element identitar e pasurues i dimensionit të tyre si nënshtetas a rezidentë italianë. Njohja dhe shkëmbimi i mendësive në një Firence të hapur multikulturore është një nga qëllimet e shoqatës dhe ky hap i parë i krijimit të shkollës shqipe, si bërthamë e qendrës së gjuhës e kulturës shqipe nesër, është i rëndësishëm.

Ditën e parë të shkollës, e cila ndodhet pranë Circolo SMS Rifredi, me praninë e 25 fëmijëve të parë të regjistruar dhe një numri të konsiderueshëm të komunitetit shqiptar në Firence, institucionet italiane u përfaqësuan nga drejtuesja e Bashkisë Firenze mbi Cështjet e të Rinjve e Traditave Popullore, znj. Letizia Perini, sekretari i përgjithshëm i CGIL, z. Bernardo Marasco, Presidenti i Disktriktit 5, z. Filippo Ferraro, zv/Presidenti, z. Franco Muzzi dhe këshilltarja e aktivistja znj. Senka Majda.

Presidenti i shoqatës “Adriatiku” z. Naim Doda, hapi takimin, duke shprehur optimizmin e tij për këtë fillim e për hapat e tjerë që do të ndërmerren, për të cilët po punohet në vijimësi. Znj. Ardita Repishti, koordinatore e shkollës shqipe “Jeronim de Rada” e njëherësh mësuese, prezantoi hapat e bërë për këtë qëllim, në bashkëpunim me bashkësinë shqiptare të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut në Itali e atdhe, objektivat për rritjen e shkollës e konsolidimin e saj, duke u mbështetur në punën profesionale të gjashtë mësueseve të gjuhës shqipe, Tonine Maçaj, Dafina Shima, Saimire Kopshti, Filloreta Alltari, Dafina Nine e Etleva Gjinaj.

 

 

Znj. Senka Majda, bashkëpunëtore e hershme e shoqatës dhe komunitetit shqiptar në Firence, sa i takon përfaqësimit institucional, solli përshëndetjet e drejtueses së Arsimit të Bashkisë Firence, znj. Benedetta Albanese, e cila siguroi mbështetje për mësimin e gjuhës shqipe. Nga ana e vet, znj. Majda, e angazhuar në çështje të dinjitetit të qytetarëve në një Itali multikulturore, prezantoi lëvizjet e radhës për konsolidimin e veprimtarive të komunitetit me institucionet.

Z. Bernardo Marasco, Sekretar i Përgjithshëm i CGIL në Firence, u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen në një aktivitet të tillë, me përfaqësi të zgjeruar të shqiptarëve në Itali, si kontribues të qenësishëm të jetën ekonomike, sociale e kulturore të vendit dhe ftoi për aktivizëm sa u takon çështjeve parësore të lidhura me fatet e emigrantëve në Itali.

Z. Filippo Ferraro, President i Distriktit 5 falënderoi për një organizim të tillë dhe premtoi hapësira e mbështetje të strukturave për shqiptarët në Itali. Aktivitetet e radhës të lidhura me uljen e viteve për marrjen e nënshtetësisë dhe gëzimit të të drejtave të plota të rezidentëve, si qytetarë italianë ishin një tjetër pikë e rëndësishme e fjalës së tij.

Z. Franco Muzzi, nënpresident i Distriktit 5, përgëzoi për hapin e rëndësishëm të bërë dhe premtoi mbështetje për më tej.
Premtime të rëndësishme për zgjerimin e shkollës shqipe në Firence, me filiale në të gjitha distriktet, me mjedise të përshtatshme për fëmijët e të rinjtë në institute vendore në qytet, apo ambiente shkollore, u artikuluan nga drejtuesja e Sporteve, Politikave për të Rinjtë dhe Traditat Popullore e Bashkisë së Firences, znj. Letizia Perini. Znj. Perini u shpreh entuziaste për organizimin dhe e gatshme të bashkëpunojë me komuntitetin shqiptar në Firence për konsolidimin e mësimit të shqipes për shqiptaro-italianët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Sfida e shkollës shqipe është në hapat e parë, por sigurisht mbështetet në vullnetin e mirë të të gjithë atyre që e duan dhe punojnë për të.
Shoqata kulturore “Adriatiku”, me përfaqësues të Shqipërisë, Kosovës, arbëreshë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut, – veç mësimit të gjuhës dhe njohjen me kulturën e zakonet shqiptare në realitetin multikulturor të Firences së të nesërmes, – ndërmerr organizimin e seminareve, konferencave dhe festave tradicionale e kombëtare, po ashtu kremtime me karakter kulturor të ndërsjellë që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas

Politika uron besimtarët e krishterë

Para

“S’kemi zgjidhje tjetër veçse të luftojmë”, Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë kur të plotësohen këto 3 kushte

Para
“S’kemi zgjidhje tjetër veçse të luftojmë”, Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë kur të plotësohen këto 3 kushte

“S’kemi zgjidhje tjetër veçse të luftojmë”, Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë kur të plotësohen këto 3 kushte

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.