Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet inagurohet ditën e sotme, ndërsa në terren vijon puna për detajet e fundit para hapjes.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet e fundit në këtë kantier, në rrjetet e tij sociale.
“MIRËMËNGJES dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe pak orë para hapjes së madhe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometrash, ndërsa sa i përket shpejtësisë së lejuar për qarkullim në të, është parashikuar 90 km/ h.