23:41 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

14:09 | 04/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Njoftimin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1981 familje në të gjithë vendin, kanë të instaluara sot në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë. Një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.

Në zonën e Farkës në Tiranë, ku vizitoi një prej familjeve që përfitoi nga thirrja e parë, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku sqaroi se thirrja e dytë ka nisur me hapjen e aplikimeve për subjektet e interesuara që ofrojnë këtë shërbim. Me përfundimin e kësaj faze, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.

“Duke nisur nga dita e sotme 4 shkurt, si dhe herën e parë, ne do të ndajmë këtë proces me dy faza. Duke nisur nga sot të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, instalimin dhe panelet diellore për të gjithë familjarët që do të aplikojnë, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, të cilat subvencionohen 70% nga fondet e krijuara nga Agjencia e Efiçencës së Energjisë mund të fillojnë aplikimin e tyre, duke pasur parasysh se janë të disponueshme 2000 unite për tu përdorur në këtë paketë të dytë”, sqaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se diversifikimi i burimeve të rinovueshme është strategji kombëtare të cilën Qeveria Shqiptare po e ndjek prej vitit 2019, por ajo çka ne kërkojmë, shtoi më tej Balluku, është përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë strategji e cila do ta çojnë vendon tonë drejt një të ardhme të sigurtë në sektorin energjetik duke e kthyer Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030.

“Do t’i bëja thirrje të gjithë qytetarëve, duke marrë dhe shembullin e mirë që kemi me 1981 unitet e vendosura deri më sot që të aplikojnë sa më parë, duke nisur nga data 24 shkurt”, tha Balluku duke sjellë edhe një herë në vëmendje se prej muajit shkurt ka nisur gjithashtu të aplikohet edhe çmimi i ri i energjisë elektrike, 10.5% më i ulët për abonentët familjarë të cilët konsumojnë deri në 700 kilovatorë.

Familja Balla, si një prej përfituesve të thirrjes së parë për subvencionimin e panëve diellore për ngrohjen e ujit, theksoi se kjo masë është reflektuar në faturën e tyre mujore të energjisë elektrike, duke sjellë një reduktim të ndjeshëm. I gjithë procesi është online në faqen e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë.

Etiketa: ballukufamilje
Pas

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu: Transparencë dhe siguri në procesin e vlerësimit

Para

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Suedi, raportohet se janë qëlluar 5 persona

Para
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Suedi, raportohet se janë qëlluar 5 persona

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Suedi, raportohet se janë qëlluar 5 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.