Ministria e Kulturës ka hapur për të dytën herë Fondin për mbështetjen e Krijimtarisë Letrare Shqiptare, kjo në kuadër të politikës për mbështetjen e autorit shqiptar.
“Mbështetja e autorit shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e politikës së Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, duke e vlerësuar autorin si një prej hallkave kryesore të zinxhirit të librit. Suksesi i edicionit të parë të këtij projekti ku u përzgjodhën autorë dhe vepra të rëndësishme, të vlerësuara më pas edhe nga kritika letrare, si “Homo Antarcticus” e Luljeta Lleshanakut apo “Mjaltë në teh” e Romeo Çollakut, e shumë të tjerë, jep garanci për një proces të drejtë dhe transparent në ndihmesë të letrave shqipe. Këtë vit Ministria e Kulturës do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, deri 35 vjeç, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hapin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndër të tjera, në njoftim bëhen me dije edhe udhëzimet për aplikantët që dëshirojnë të marrin pjesë.
NJOFTIMI I PLOTË
Në zbatim të politikës së Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorit shqiptar, hapet për të dytën herë Fondi për mbështetjen e Krijimtarisë Letrare Shqiptare. Mbështetja e autorit shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e politikës së Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, duke e vlerësuar autorin si një prej hallkave kryesore të zinxhirit të librit. Suksesi i edicionit të parë të këtij projekti ku u përzgjodhën autorë dhe vepra të rëndësishme, të vlerësuara më pas edhe nga kritika letrare, si “Homo Antarcticus” e Luljeta Lleshanakut apo “Mjaltë në teh” e Romeo Çollakut, e shumë të tjerë, jep garanci për një proces të drejtë dhe transparent në ndihmesë të letrave shqipe. Këtë vit Ministria e Kulturës do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, deri 35 vjeç, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hapin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave.
Të dhënat për shpalljen e thirrjes:
Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare (FMKL) do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe. Ministria e Kulturës ka përcaktuar si prioritet këtë vit mbështetjen e procesit krijues të autorëve të rinj, deri në moshën 35 vjeçare.
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit e poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri në 35 vjeç (lindur nga 1 Janari 1982)
Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.
Aplikimi fillon më datën 5 qershor dhe përfundon në datën 14 korrik 2017.
SHPALLJA E FITUESVE DO TË BËHET ME 30 KORRIK.
-Pas miratimit për mbështetje financiare të krijimtarisë letrare, Ministria e Kulturës nënshkruan një marrëveshje tripalëshe me autorin e kësaj vepre dhe botuesin.
KOSTOJA QË MBULON MINISTRIA E KULTURËS
Mbështetja e procesit krijues.
Fondi i mbështetjes së procesit krijues që ka krijuar Ministria e Kulturës arrin deri në vlerën 1 milionë lekë për vitin 2017 dhe mbështet procesin krijues të autorëve të rinj të letërsisë shqipe nga mosha 18 deri në 35 vjeç (lindur nga 1 Janari 1982).
-Autori do të paguhet me shumën totale prej 150.000 lekë.
NË APLIKIM TË PËRFSHIHEN EDHE KËRKESAT E MËPOSHTME (TË DETYRUESHME):
– Draft i projektit të librit në proces, 50 faqe për librin në prozë dhe 10 poezi për librin me poezi;
Synops për veprën në prozë;
Kontratë e lidhur mes autorit dhe botuesit;
Katalog botimesh (shtëpia botuese);
UDHËZUES PËR APLIKANTIN
Drafti i veprës në proces do të shqyrtohet nga një juri me ekspertë të fushës.
Në fazën e dytë, fituesit dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës brenda 1 nëntorit 2017, draftin e zhvilluar i veprës në proces, (rreth 150 faqe prozë dhe 30 poezi).
Autori angazhohet për përfundimin e veprës brenda vitit nga data e lidhjes së kontratës për mbështetjen financiare.
Formulari që autori duhet të plotësojë dhe të dorëzojë duhet të përmbajë:
Aplikuesi (shtëpia botuese) :
Kontakti:
Adresa e plotë:
Telefon:
Faks:
E-mail:
Autori:
CV (e autorit):
Adresa:
Tel / Cel:
E-mail:
Drafti i veprës në proces:
50 faqe për vepër në prozë
10 poezi për vepër në poezi
Synops për veprën në prozë
Statusi i botimit të veprës:
Tirazhi i botimit:
Çmimi për kopje:
Afati i parashikuar për botimin në shqip:
Për informacione të mëtejshme mund të shkruani në adresën elektronike: [email protected].
Lutemi të dërgoni me postë dosjen e aplikimit në Ministrinë e Kulturës pranë Zyrës së Protokollit, si dhe me postë elektronike në adresën [email protected]. (D.D/Shuplaka)