Në “Loro Boriçi” sot në qytetin e Shkodrës u luajt ndeshja e radhës për Superligën shqiptare mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.
Por, ajo që ra në sy ishte parulla e një tifozi shkodran që lexonte “Berisha zemra jonë”. Policia ka bërë menjëherë shoqërimin e e tij me arsyetimin se është një mesazh politik, shkruan JOQ.
Denoncimi:
Përshëndetje! Sot në stadiumin e Shkodrës një tifoz i Vllaznisë hapi një parullë të vogël “Berisha zemra jonë” dhe Policia e Shkodrës e arrestoi direkt. Nuk jemi në kohën e Enverit, ju lutem, se po na trajtoni si kriminelë, ne thjesht tifozë jemi.
Kjo nuk është hera e parë që Policia sillet kështu me tifozët e ekipeve shqiptare.
(M.D/Shuplaka)