Arta Marku ka marrë së fundmi një hap tjetër. Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për procedimet disiplinore të prokurorëve. Me ndryshimet e reja ligjore, kryeprokurores i jepet e drejta për procedime disiplinore të prokurorëve, për shkelje në punën e tyre.
Grupi i punës po nën gati draftin dhe do fillojë inspektimin nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më gjerë. Grupi i punës do të bëjë verifikimet e shkeljeve në punën e prokurorëve, duke inspektuar kështu punën në të gjitha prokuroritë. Pas verifikimit mund të nisë edhe procedimi disiplinor për shkeljet e prokurorëve nëse ata kanë bërë ndonjë shkelje.
Arta Marku ka bërë disa ndryshime në prokuroritë e vendit, duke ndryshuar disa prej krerëve të tyre, si në prokuroritë e Elbanasit, Durrësit, Kukësit dhe Fierit. (J.V/Faxweb)