Një incident ka ndodhur sot në “Prestige Resort” pas vendimit për ta konfiskuar atë. Një prej të rinjve që hapi dyert e resortit me kapuc në kokë është marre nga policia.
Ndërkohë drejtoresha juridike e “Hysenbelliu Group” Folitjona Puravellika tha se ai dhunon një pronë private dhe largohet dhe se policia po e mbron atë.
Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”: Ai ishte përfaqësuesi i shoqërisë që nuk kishte asnjë informacion, dhe policia nuk lejon ta identifikojmë. Të gjithë do mbajnë përgjegjësi, penale dhe civile, për të gjithë ata që janë bërë palë e të gjithë kësaj. Ne nuk na lejojnë të futemi brenda. Çdo dëm do u faturohet atyre. Kush do mbajnë përgjegjësi për dhunimin e derës? Policia e mori në mbrojtje. Kemi që në mëngjes që po marrim ne telefon policinë për të bërë një denoncim për këtë që po ndodh, dhe askush nuk përgjigjet.
Ai ndërkohë ka hedhur poshtë edhe mikrofonin e një prej mediave që po raportonte live. Më pas është marr nga policia teksa kjo e fundit nuk ka dhënë detaje se kush eshte i riu.