Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit me në krye Gentiana Salën, i themeluar në fillim të Janarit, ka nisur të marrë kërkesat e para nga institucionet shqiptare dhe individë që kërkojnë verifikimin e të kaluarës së njerëzve që kanë rënë pre e makinerisë së dhunës.
Drejtoresha e këtij Autoriteti, Gentiana Sala, bëri të ditur se deri tani janë marrë katër kërkesat e para: “Njëra flet për një në pozicionin e një zyrtari të lartë, jemi kërkuar të kontrollojmë për dy emra, ndërsa kërkesa e katërt erdhi nga familja e Musine Kokalari.”
Parlamenti shqiptar miratoi ligjin për hapjen e dosjeve të regjimit komunist në Maj të 2015-ës.
Sula bëri me dije se do të merren masa për të proceduar sa më shpejt të jetë e mundur me kërkesat, ndërkohë që Autoriteti është duke punuar në një zyrë të përkohshme për shkak të mungesës ende të një godine. (XH.A/SHUPLAKA)