Komisioneri Johannes Hahn ka deklaruar në lidhje me hapjen e negociatave se kjo është një sfida e tij e përditshme. Ai ka theksuar se raportet i nxjerr në mënyrë të kujdesshme.
BISEDA:
Gazetarja:E di që politikanët tanë nuk po i përmbushin kushtet dhe kjo do kohë, por unë dua të pyes për liberalizimin e vizave dhe qytetarët e Kosovës nuk i marrin. Është një çështje problematike kjo, a ka ndonjë mundësi se politikanët tanë udhëtojnë lirisht, atyre u jepen vizat, por të tjerët janë ata që kanë nevojë për viza. A mund të na jepni një premtim për viza më shumë se 3 muaj, jo 3 ditë?
Hahn: Së pari, faleminderit për një vlerësim shumë konkret të çështjes së vizave. Është dakordësuar me qeverinë, megjithatë unë jam për të gjetur viza, unë nuk e dija që jepeshin viza për 2 ditë…
Gazetarja: 3 ditë.
Hahn: 3 ditë nuk e kuptoj dot pse jepen për 3 ditë. Më jepni mundësi…Nuk arrij ta kuptoj.
Gazetari: Dëshiroj t’ju uroj për mbështetjen që po u jepni gazetarëve në rajon. Unë përfaqësoj TV Klan, që është privat. Vendet e BE janë skeptike për hapjen e negocioatave në 2018
Hahn: Kjo është sfida ime e përditshme dhe përpiqem gjithnjë që në mënyrë të kujdesshme. Ne i nxjerrim raportet në mënyrë të kujdesshme. Prandaj nuk kam dëshirë të bëj deklarata për data të caktuara. Nuk them psh që rekomandimi do të jepet në janar mars apo qershor, unë do ta jap nëse do kem një lloj sigurie. (J.V/Faxweb)