Kastriot Islami, ish ministër i Jashtëm i ftuar në Fax News ka diskutuar për çështjen e integrimit dhe hapjen e negociatave të vendit tonë me BE-në.
Islami u shpreh se konfuzioni i marrëdhënieve me ndërkombëtarët është një paralele që hiqet dhe me periudhën komuniste.
“Enver Hoxhës kur i rrezikohej pushteti u lidh me Bashkimin Sovjetik për të shpëtuar pushtetin e tij. Këta duan që të ndërtojnë marrëdhënie personale, për të mbajtur pushtetin e tyre personal. Marrëdhëniet midis individëve apo midis shteteve nuk janë personale. Këto kthehen në personale kur ti kërkon të investosh për pushtetin tënd. Rama po përdor marrëdheniet me partnerët për inetersa të tij personale.”
Për sa i përket hapjes së negociatave dhe sinjaleve që po vijnë nga BE, Islami u shpreh se Rama e ka të qartë që nuk do të ketë një përgjigje pozitive nga BE.
“Rama po pengon vetë hapjen e negociatave. Nga njëra anë Rama nuk e do hapjen e negociatave sepse do të shtrëngohej shumë nga ndërkombëtarët dhe duke mos bërë ‘detyrat e shtëpisë’ ai i ka detyruar ato që mos të hapin negociatat dhe kështu Rama mundohet si gjithmonë që të gjejë fajtorë. Nëse negociata nuk do të hapen zoti Rama duhe të japë dorëheqjen.”
(M.Q/Faxweb)