Kryeministri Edi Rama i pranishëm në një konferncë për shtyp me homologun bullgar Bojko Borisov u shpreh se ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për hapjen e negociatave. Sipas Ramës, Borisov po bën avokatin e Shqipërisë ne BE.
Ndërkohë që nga ana tjetër kryeministri bullgar u shpreh se janë 2-3 vende skeptike për hapjen e negociatave me BE-në.
“Duam që marrëdhëniet tona të jenë të mrekullueshme. Merkel thotë se Ballkani Perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por me rëndësi që të zgjidhet. Sa më mirë të jetë rajoni, aq më të mëdha janë mundësitë për bashkëpunim. Është e vërtetë që 2-3 shtete janë skeptike ndaj Shqipërisë. Por shumica e vendeve euoropiane mendojnë se Shqipërisë duhet ti jepet drita jeshile për çeljen e negociatave. Na duhet të bindim shtetet që janë skeptike.”
(M.Q/Faxweb)