Kryeministri Edi Rama në intervistën që ka dhënë për “France 24” është pyetur për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Rama nuk ka dhënë detaje nëse do ketë dritë jeshile në qershor, por ka thënë se ky proces nuk do i kushtojë para euroskeptikëve.
Rama tha se shqiptarët e kanë njohur luftën në ndryshim nga europianët.
“Po, vjen nga brenda BE-së. Ka shumë arsye dhe një prej tyre është më themelorja: sot Europa po jeton një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën.
Unë isha ministër kulture kur patëm një luftë të tmerrshme kur u detyruan që 600 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të vijnë në Shqipëri.
Për të përmirësuar çdo gjë që mund të bëjmë. Europa po vuan nga euro-skepticizmi.
Europa po jeton një çast që nuk e ka njohur luftën kurse ne ballkanasit e kemi njohur luftën. Dhe kjo është arsyeja që Europa është vendi i paqes.
Bëhet fjalë për të thelluar integrimin dhe reformat. Nuk është një zgjerim faktik, dhe nuk po bëhet fjalë për anëtarë të rinj.
Por për t’i ndihmuar. Nuk kërkojmë asnjë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë para Europës.
Ka shumë reforma dhe kapituj, është një rrugë besimi për t’a kryer këtë gjë. Të shkëputemi njëherë e mirë nga e kaluara. Europa është e ardhmja më e mirë.”-u shpreh Rama.
(F.G/Faxweb.al)