Kryeministri Edi Rama, i cili ka tashmë ka 7 vite në pushtet, ka pranuar se procesi i negociatave nuk është hapur asnjëherë dhe nuk dihet se sa do të zgjasë.
I ftuar në PolitikOn Rama u shpreh se procesi i negociatave do të zgjasë më shumë se 3-4 vite, madje shtoi se me këtë Evropë që kemi nuk e di se sa mund të zgjasë.
“Këtë gjë do ta shohim me të gjithë gjatë rrugës se ky proces nuk do të zgjasë 3-4 vite, por më tepër. Me këtë Evropë që kemi nuk e di se sa mund të zgjasë. Finlanda s’ka probleme me Shqipërinë, Italia jo.
Pse Austria nuk ka probleme me ne? Për hapjen e negociatave u hapën këtë vit, pra nën qeverisjen tonë”, tha Rama.