Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë një thirrje të pazakontë në adresë të paraardhësit të tij Nikolla Gruevski teksa ky i fundit ka kërkuar azil në Hungari.
Zaev është shprehus se nëse Gruevski dëshiron të ndihmojë vendin, atëherë duhet të kthehet dhe të vuajë dënimin me burg, pasi edhe kjo është një ndihmë sipas tij.
“E ka patjetër të vijë. Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta mbani dënimin. Gjithçka është ndihmë”, deklaroi Zaev.
Ai ka komentuar edhe takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me kryeministrin hungarez, Viktor Orban për të cilin tha se është një takim mes dy kryetarësht të partive popullore europiane dhe se kontribuon në forcimin e miqësisë mes dy shteteve.
“Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane. Unë besoj se ai takim mund të kontribuojë në përforcimin e miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë”, tha Zaev.
Kujtojmë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski prej një viti është strehuar në Budapest, ku me ndihmën e qeverisë hungareze ka përfituar statusin e azilantit politik.
Një thirrje e tillë vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut është bnë prag të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian bashkë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)