Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka marrë pjesë onlinë në hapjen e spitalit memorial të Fierit.
Duke folur nga Turqia, Erdogan u shpreh se me rastin e vizitës së Ramës në Turqi në janar të këtij viti, marrëdhëniet strategjike mes dy shteteve janë në nivelet më të larta, duke u përforcuar më tej dhe nga hapja e spitalit të Fierit.
“I nderuar kryeministër, miku im i dashur Edi Rama, të nderuar ministra. Me rastin e ceremonisë së hapjes së spitalit të miqësisë Turqi-Shqipëri, jam shumë i lumtur të takohem me ju edhe pse virtualisht. Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë bereqet. Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri vazhdojnë të zhvillohen çdo ditë. Me rastin e vizitës tuaj kemi zyrtarizuar partneritetin tonë strategjik nëe nivelet më të larta.
Uroj që ky spital do ketë qenë një shenjë e re për miqësinë mes dy vendeve tona. Dëshiroj nga zemra që të sjellë dobi dhe të shpërndajë sa më shumë shërim për vëllezrit tanë shqiptraë. Gjithashtu ngushëllime për personat që kanë humbur të afërt gjatë pandemisë, si dhe uroj shërim të shpejtë për ata që janë në spital. Gjithashtu një falenderim të veçantë për kompaninë kontraktuese për kontributin e saj”, u shpreh Erdogan.