21:11 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapja e Tunelit të Murrizit, Balluku: Një vepër sfiduese infrastrukturore. Rrugë e të gjithë shqiptarëve, veçanërisht e Dibrës sime

14:18 | 14/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapja e Tunelit të Murrizit, Balluku: Një vepër sfiduese infrastrukturore. Rrugë e të gjithë shqiptarëve, veçanërisht e Dibrës sime

Sot hapet Tuneli i Murrizit, duke e bërë në këtë mënyrë të aksesueshme të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pak orë para hapjes e cilësoi këtë tunel një vepër komplekse dhe sfiduese.

“Vite, muaj punë e palodhur nga të gjithë skuadrat për një vepër sfiduese infrastrukturore, e cila padyshim mori kohë, por tashmë është gati dhe nuk ka kënaqësi më të madhe se dita finale.

Si kjo dita sot, të gjithë së bashku do të festojmë veprën infrastrukturore më të madhe të verilindjes shqiptare, Rrugën e Arbrit të përfunduar, rrugën e të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të Dibrës sime,” u shpreh ministrja Balluku me një video të rastit të postuar në rrjetet sociale.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje.

Në total, Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi 8,5 km. Me gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat përreth, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore.

Pas

Berisha sulmon kandidatët e PS: Janë futur në listë figura që i kanë dosjet në SPAK më të rënda se pesha trupore

Para

Hapja e tunelit të Murrizit, Manja: Dibra dhe Tirana më në fund një

Para
Hapja e tunelit të Murrizit, Manja: Dibra dhe Tirana më në fund një

Hapja e tunelit të Murrizit, Manja: Dibra dhe Tirana më në fund një

Discussion about this post

 



Të Fundit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

Kosovë/ Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën. Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Rusia ashpërson kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”: WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu ynë

Frenimi i luftës/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Tragjike në Elbasan/ Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

“Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.