Me rastin e ditës kombëtare kundër dhunës në familje, u zhvillua sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, ceremonia e hapjes së Zyrës së Ndihmës Juridike dhe Zyrës së Koordinimit kundër Dhunës në Familje, të cilat në thelb të misionit të tyre kanë ofrimin e këshillimit ligjor falas për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë.
Por sipas ish-ministrit Ylli Manjani kemi të bëjmë me një ri-inaugurim pasi një zyrë e tillë ishte hapur që në 13 Maj 2016.
Nejse, te them të drejtën nuk kam asnjë xhelozi. Mirë është që në Ministrinë e Drejtësisë të ofrohet ndihmë ligjore falas. Fundja kjo ministri ska tjetër punë tashmë për të bërë.
“Sot qënka ri-inaguruar Klinika Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, që ishte e hapur që me datë 13 Maj 2016.
Kush ka kuriozitet të bëjë një google dhe do bindet për këtë. Memoria elektronike të paktën funksionon, se ajo zyrtare ka humbur!
http://ëëë.drejtesia.gov.al/…/hapja-e-klinikes-ligjore-fala…
Nejse, te them të drejtën nuk kam asnjë xhelozi. Mirë është që në Ministrinë e Drejtësisë të ofrohet ndihmë ligjore falas. Fundja kjo ministri ska tjetër punë tashmë për të bërë.
E reja ishte që tre ministra paskan nënshkruar diçka.
Nuk jam kurioz ta di se ndonje sajesë idiote ka qenë, por meqë pashë dhe Ministren e Shendetit më erdhi ndërmend një detyrim ligjor i saj: trajtimin shëndetësor të reeth 200 të dënuarve që janë me sëmundje mendore!
E ka detyrim me ligj Ministria e Shëndetësisë ti bëjë derman atyre njerëzve që nuk trajtohen, madje keq trajtohen, ne burgun e Zaharisë dhe jo vetëm!
Sidoqoftë, jetë të gjatë klinikës ligjore në shërbim të nevojtarëve!”, shkruan Manjani në Facebook.
Në një njoftim për mediat nga Ministria e Drejtësisë bëhet e ditur se në fjalën e mbajtur para të ftuarve, në praninë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministrja e Drejtësisë theksoi punën e bërë në këtë drejtim, në kuadër të politikave të bashkëqeverisjes me qytetarët dhe me përkrahjen e veçantë të kryeministrit Edi Rama.
Me hapjen e Zyrës së Ndihmës Juridike, theksoi ministrja Gjonaj, “Ministria e Drejtësisë përmbushi premtimin e dhënë në objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes. “Kjo nismë është vetëm fillimi i punës në fushën e ndihmës juridike për qytetarët, e cila do të pasohet në vijim me miratimin e ligjit dhe vënien në funksion të ofrimit të ndihmës juridike për qytetarët në pamundësi financiare dhe në nevojë”.
Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për adresimin e problematikave dhe masat që duhet të ndërmerren në luftën kundër dhunës ne familje. Një falënderim i veçantë shkoi dhe për Fondacionin Soros, bashkëpunimi me të cilin mundësoi bërjen realitet të hapjes së Zyrës së Ndihmës Juridike.
(B.H/Faxweb)