Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka bërë përgjegjëse LDK’në se pse në vitin 2014 nuk ishte themeluar Ushtria e Kosovës.
“Atëherë LDK pati marrë pozicion kundër këtyre vendeve të rezervuara. Rezultat i këtij pozicioni nuk i arrit një unitet me pakicat, pra dështuan vende e rezervuara dhe dështoi edhe themelimi i Ushtrisë”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për gazetën blic.
Ish-Kryeministri i Kosovës ka thënë se ushtria do të mund të themelohej edhe si kush kur është votuar Gjykata Speciale. Edhe Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se pikërisht LDK dhe Vetëvendosje ishin bërë pengesë për themelimin e Ushtrisë pasi nuk pranuan vazhdimin e mandateve të rezervuara për pakicat.
(J.V/Shuplaka)