13:06 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Haradinaj: Demarkacioni kalon të martën. Kryeministri shpreson tek të larguarit nga Vetëvendosja

17:01 | 15/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosovë/Haradinaj: Demarkacioni jo vetëm i Thaçit por edhe imi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se seanca për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, pritet të mbahet të martën e ardhshme ndërsa shfaqi bindjen se deputetët do ta përmbyllin këtë çështje.

“Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe vazhdon të mos jetë një proces i tillë. Por nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territoriale dhe mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës”, tha zoti Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj nuk dha hollësi nëse janë siguruar votat e nevojshme për të votuar marrëveshjen.

Partitë shqiptare në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë vazhdojnë të përkrahin votimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, por votat e tyre nuk janë të mjaftueshme, meqë nevojiten dy të tretat e 120 deputetëve.

Autoritetet janë vënë në përpjekje për të siguruar edhe vota nga disa deputetë tjerë të opozitës apo nëpërmjet ndonjë marrëveshjeje me Listën Serbe e cila deri më tani ka kundërshtuar çdo mundësi të votimit.

Kundër votimit është shprehur lëvizja Vetëvendosje, e cila që nga dje është ndarë zyrtarisht në Parlamentin e Kosovës. Një grup prej 12 deputetësh të kësaj lëvizjeje zyrtarizoi ndarjen duke themeluar Grupin e Pavarur të deputetëve, ndërsa lanë të hapur mundësinë për krijimin e një force të re politike. Një deputetë e kësaj lëvizjeje, Donika Kadaj Bujupi u rikthye në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke shtuar kësisoj numrin e deputetëve në koalicionin në pushtet.

Vëzhguesit pohojnë se kërkimi i votave të munguara mund të shtrihet në ish deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, megjithëse edhe grupi i ri ka ritheksuar kundërshtimin ndaj marrëveshjes.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, kishte ndarë skenën politike në vend për gati tre vjet.

E nënshkruar në fund të gushtit të vitit 2015, ajo është ratifikuar nga parlamenti i Malit të Zi, por nuk është ratifikuar nga Kosova për shkak të mospajtimeve që çuan edhe në skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij. Kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Muajin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç u pajtuan për shqyrtimin e gabimeve të mundshme në marrëveshje, duke rihapur diskutimet për ratifikimin e mundshëm të saj nga parlamenti i Kosovës.

Mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që është kusht për liberalizimin e vizave ka bërë që qytetarët e Kosovës ende të presin në radhë për viza para ambasadave evropiane, ndërsa është edhe një nga kushtet që Kosova duhet përmbushë drejt rrugës së saj drejt integrimeve evropiane.

Pas

Djalë apo vajzë? Modelja shqiptare zbulon gjininë e fëmijës që pret (FOTO)

Para

Salianji nxjerr fotot: Këto janë funksionarët e PS-së që marrin ndihmë ekonomike

Para
Salianji nxjerr fotot: Këto janë funksionarët e PS-së që marrin ndihmë ekonomike

Salianji nxjerr fotot: Këto janë funksionarët e PS-së që marrin ndihmë ekonomike

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE-Britani marrëveshje për sigurinë, energjinë dhe ekonominë

Kampionati Europian U17 në Shqipëri, Duka mesazh përpara startit të kompeticionit: Le të kthehet në një festë të vërtetë

Lajm i fundit/ Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, Zegjine Çaushi ndjek numërimin në Parkun Olimpik/ Në avantazh me 190 vota përballë rivales brenda PS

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme

Biden diagnostikohet me kancer agresiv në prostatë, mjeku: Është përhapur në kocka, nuk kurohet

“Shkurtime dhe mungesë fondesh”, OBSH në vështirësi përballë sfidave shëndetësore

Trafik i rënduar në Tiranë, ambulanca e bllokuar

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.