Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u përfshi në një incident sot në ditën përkujtimore të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Ai për një moment luajti rolin e ‘sigurimsit’ duke e larguar nga foltorja gruan në fjalë e cila pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës, ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit.
Kjo ndodhi pasi gruaja doli në foltore, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.
Haradinaj e kapi për krahu dhe tentoi ta largonte prej aty. Ajo reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.
Mirëpo duket se Valdete Dërralla i ka ‘fiksim’ ceremonitë me përmbajtje patriotike. Ajo kishte provokuar një situatë të ngjashme në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë ku kishte marrë mikrofonin dhe pohonte se ishte mbesa e Mehmet Dërrallës.
Por ndryshe nga sot ajo nuk ishte larguar me forcë nga skena. Pamjet kur zonjë merr mikrofonin në minutën e 5-të të videos.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post