Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ rikthimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK.
“Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Donika Kadaj Bujupi, në zgjedhjet e fundit parlamentare e ka fituar mandatin e deputetes si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu Haradinaj ka siguruar edhe një votë për votimin e demarkacionit në Kuvend. (B.H/Faxweb)