Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një lidhje me Skype për emisionin “Open” ka folur për krizën politike në Kosovë, dhe pandeminë që po kalon vendi i tij.,
Lidhur me situatën politike dhe Haradinaj tha se Kurti Albin Kurti nuk mund të qëndrojë në qeveri sepse është pakice ne Parlamentin e Kosovës kështu që Kurti nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohëshme
Ai foli edhe për një tjetër skenar që pret që të ndodhi, ai i bashkimit të votave të partisë së tij me LDK-në por mohoi që ai të pranojë post në qeveri.
“Albin Kurti është rrëzu nga aleati i vet dhe mocioni i mosbesimit u përkrah nga opozita. Albin Kurti nuk mund të qëndrojë në qeveri sepse është pakicë.
Parlamenti i Kosovës nuk kërkon të shpërbëhet. 2/3 e parlamentit nuk kërkon të shkojë në zgjedhje, kështu që Kurti nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakoheshme”, tha Haradinaj.