Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK e Nisma, Ramush Haradinaj duke prezantuar programin e tij qeverisës ka folur edhe për Vetëvendosjen.
Sipas Haradinajt Kosova nuk ka kohë për eksperimente dhe se ai ka ditur të thotë jo në çdo moment që diçka ka shkuar keq me Kosovën.
Sipas tij Kosova është një popull i vogël dhe ka nevojë për miq.
“Çfarë është puna e një qeverie të Vetëvendosjes, s’kemi kohë të bëjmë eksperimente. Unë kam ditur me thënë “jo” edhe do të them sa herë që është diçka që shkon në të keqe të Kosovës, por kurrë nuk do të them “jo” për të lënduar miqtë ndërkombëtarë. Ne jemi popull i vogël, kemi nevojë për miq”, ka thënë Haradinaj në një tubim me qytetarët e Ferizajt.
Ai ka thënë se ka marrë përkrahjen për të qenë Kryeministër nga aleatët e koalicionit dhe se i ka borgj atdheut dhe popullit të Kosovës, sipas tij është koha për një fillim të ri.
“E kam marrë përkrahjen nga PDK dhe kryetari Veseli, nga Nisma dhe kryetari Limaj dhe nga plot parti të tjera por a e dini kujt i kam borxh? I kam borxh atdheut, popullit, njerëzve të këtij vendi, rinisë së këtij vendi, pleqve të këtij vendi, diasporës e cila është heroike, e sot kur vjen ne kufi ndalet për orë të tëra për një karton të gjelbër”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post