Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë që do të heqë taksën për produket amerikane nëse ai ftohet nga presidenti i Amerikës Trump në një tryezë negociatash me Serbinë dhe nëse kjo e fundit pranon pavarësinë e Kosovës.
Presidenti i Kosovës e ka bërë këtë deklaratë në RTV Dukagjini dukë thënë që produktet amerikane e kanë gjetur gjithmonë një rrugë për të aksesuar në tregun kosovar pavarsisht se në disa raste mund të kenë hasur disa vështirsi.
Ai thotë se është i gatshmën të bashkëpunojë menjëherë dhe se mund ta heqë taksën nëse ai thirret nga Trump.
“Kur kam shkruar letrën e parë në kundërpërgjigje në planin ndërkombëtar për të treguar se Kosova nuk është bllokues e proceseve, kam thënë se nëse Presidenti Trump i fton palët, ne menjëherë e suspendojmë taksën pasi aty dihet ka diçka serioze – ka kontratë”, tha Haradinaj.
Haradinaj është shprehur se negociatat për heqjen e taksës thjesht janë pezulluar, por që nuk janë mbyllur. Ai shton se kjo gjë po fuqizon Serbinë në pozitat ndërkombëtare dhe bën thirrje për anglezët dhe amerikanët të ndalojnë Serbinë të blejë armë në Moskë.
Discussion about this post