19:22 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Haradinaj: Ja si Thaçi e Rama më bënin më shumë presion se Vuçiçi për taksën

20:35 | 30/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taksa 100% për mallrat serbe, Ramush Haradinaj tregon e kujt ishte ideja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.

Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kuptojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si pritesit e Samitit të Berlinit.

“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhur edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Shume e veshtire ishte. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bënin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë insistonin për te respektuar qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet humbur. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Makron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.

Megjithatë Haradinaj thotë se edhe përkundër faktit që ishte i mbështetur pas muri, ka insistuar të tregojë që vendimin për taksën e ka marrë nga halli, pasi Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme.

“Unë u kam thënë që ai vendim është marrë nga halli. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale. Ky vendim hiqet në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje, dhe nënshkruhet  mund ta suspendojmë. Por jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”.

Kryeminsitri ka thënë që Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi me deklarimet dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin.

Megjithatë ai mbetet i palëkundur duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqet taksa.

“Edhe dje kam dalë keq. Me mirë ka qenë që Edi edhe Hashimi te thonin që mos parashtro kushte në dialog. Por tani kur të thotë presidenti yt, dhe kryeministri i vendit tjetër, i bie që veç ti po e pengon këtë proces. Kjo nuk është në rregull. Ne s’kemi ku te shkojme pa pasur qëndrime të njëjta. Nuk besoj që dikush ka dilema, që njohja është formula. Por si me ardhe deri te njohja, nuk duhet te dobësojme pozicionin e Kosovës tek taksa. Heqja e taksës në start të dobëson”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se këto sulme të Thaçit dhe Ramës ndaj tij, kanë ardhur në pjesën informale të takimit ku është diskutuar për taksën.

“ Në pjesën e parë zyrtare, fjalën e ka pas shumë përmbajtesore. Ka pas elemente të mira. Kur e ka shpjeguar pozicionin e Kosovës. Në këtë pjesën informale të heqjes se taksës, unë jam ndodh në një pozitë të keqe. Në vend se dike qe te mbron, ishin vendosur ne pozicionin e sulmeve para miqve, ajo ka qenë e rëndë. Pastaj në pjesën e dytë ka thënë që është keqkuptuar ideja e demarkimit, dhe që nuk është menduar ndarje në vija etnike, gjë tjetër për kufirin s’ka thënë” ka thënë Haradianj./GazetaExpress/

 

Etiketa: edi ramaHashim Thacime bene presionramush haradinajSAMITI I BERLINIT
Pas

Kërcënojnë banorët e Astirit: Pa zgjidhje nga vemja e Bashkisë në Unazën e Re s’ka kuti votimi

Para

“Jemi në buzë të greminës”, Ilir Meta: Këmba mund të rrëshqasë… Flet edhe për Gjykatën Kushtetuese

Para
“Jemi në buzë të greminës”, Ilir Meta: Këmba mund të rrëshqasë… Flet edhe për Gjykatën Kushtetuese

“Jemi në buzë të greminës”, Ilir Meta: Këmba mund të rrëshqasë... Flet edhe për Gjykatën Kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin (EMRI)

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë, reagon Ambasada Amerikane: Shembull i angazhimit ndaj aleancës

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj (Emrat e të pandehurve)

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.