Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron këto ditë në Shtetet e Bashkuara, ka takuar sot në Uashington ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë, Wess Mitchell.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se me Mitchellin ka biseduar për “domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike”.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë…”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.
(B.H/Faxweb)