14:15 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Haradinaj kritikon qeverinë: I shërbyen mafisë energjetike e jo shtetit të Kosovës

10:44 | 26/09/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haradinaj kritikon qeverinë: I shërbyen mafisë energjetike e jo shtetit të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur kritika për Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për mënyrën se si kanë importuar rrymë duke thënë se i kanë shërbyer mafisë energjetike të rajonit dhe jo shtetit dhe popullit të Kosovës.

Haradinaj ka publikuar disa të dhëna sipas të cilave thotë se Qeveria Kurti ka paguar 282 milionë euro më shumë për importim të energjisë elektrike në vitet 2022 dhe 2023 sesa në vitet 2018 dhe 2019 kur kryetari i AAK-së ishte në postin e kryeministrit.

Ish-kryeministri ka thënë se këto të dhëna i ka marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

“E anuluan projektin Amerikan të gazit. E detyruan Kompaninë Amerikane të tërhiqej nga Kosova C sepse iu duk çmimi prej 80€ tepër i lartë. U mbështetën tek mafia energjetike e rajonit që dihet se nga kush udhëhiqet dhe paguajtën veç për dy vjet (2022 dhe 2023), hiç më pak se 365,706,835.9€ para të Kosovës. Në krahasim me dy vitet 2018 dhe 2019 kjo është afër 4.5 herë më shumë apo 282€ milionë më shumë nga koha sa kemi importuar në kohën kur unë isha Kryeministër. Me të vërtetë tronditëse e dhëna se për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për mafinë energjetike është hiç më pak se 500.000 euro në ditë. Këto janë të dhëna nga raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës, për vitin 2023”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj e ka quajtur “krim që i është bërë këtij vendi” mënyrën se si është importuar energjia elektrike nga Qeveria aktuale. Ai ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të vihet para përgjegjësisë.

“Më shanë e më fyen sepse deshta që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€. E morën pushtetin dhe blejtën rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€. I shërbyen jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike. Figurat kryesore të VV-së po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit aktual të Kosovës. Krenohej nga foltorja e Parlamentit “se ka ç’montuar Contour Globalin”, po del se ka dashtë ta ç’montojë popullin e vet”, ka shkruar më tej kryetari i AAK-së.

Opozita vazhdimisht ka kritikuar Qeverinë për importin e energjisë elektrike dhe lidhjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, me këtë çështje. Gjithashtu dyshime janë ngritur dhe për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Etiketa: kosoveQeveria Kurtiramush haradinaj
Pas

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn

Para

Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit, Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse

Para
Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit, Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse

Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit, Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Himarë/Shkaktuan ndotje mjedisore nga shkarkimi i ujërave të ndotura të hotelit, procedohet penalisht administratorja e subjektit

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës Nuk Është Më e Pranueshme

Shqipëria në Krah të Izraelit: Spiropali Takon Familjarët e Pengjeve të Hamasit

Autor i 13 grabitjeve, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, vidhte motomjete elektrike

Siria dërgon forca sigurie në Suwayda pas përleshjeve vdekjeprurëse dhe trazirave

“Ndiejmë keqardhje të thellë”: Netanyahu i nënshtrohet kërkesës së Trumpit për sqarime mbi sulmin ndaj kishës në Gaza

Turqia përsërit mbështetjen për integritetin territorial, unitetin dhe sovranitetin e Sirisë

Fruta të thata, brioshë dhe pije/ U falsifikonin etiketat, “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

“Natë ferri”/ Zelensky: Rusia kreu mbi 300 sulme ajrore, dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ndërtesa banimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.