Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi, i cili u shpreh se pikpamja e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën.
Me anë të një postimi në Facebook Haradinaj shkruan se s’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje e as këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re.
Postimi i plotë
Kosovës, të cilën ka paralajmëruar se do ta shtrojë në Bruksel, me arsyetimin se duhet bërë korrigjimi i kufijve.Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Haradinaj tha se retorika për kufij është një reagim që vjen nga Serbia për pjesën veriore të Kosovës.
Rendi dhe ligji, siguria dhe zhvillimi ekonomik janë objektiva të qeverisjes sime.
Për herë të parë në vend, në të njëjtën kohë po zhvillohen gjashtë projekte të mëdha infrastrukturore. Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Zonat Ekonomike, lirimi nga taksat për lëndën e parë për prodhim në disa sektorë dhe shumë vendime të tjera, janë dëshmi e angazhimit tonë për zhvillim ekonomik.
Kosova ka gjyqtarë dhe prokurorë me integritet, por Gjyqësori duhet të ketë një plan operues që drejtësia të ndodhë në kohë.
Miqësia jonë me Amerikën është e përhershme. Do të ketë Amerikë në Kosovë, përjetësisht.
S’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje e as këmbim territoresh, sepse këto çojnë në luftë të re.
RH
(M.Q/Faxweb)