Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka larguar Kosovën nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, derisa ka komentuar deklarimin e Kurtit se “asgjë s’i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës”.
Haradinaj tha se me këtë deklarim Kurti “e ka zbuluar ujin e nxehtë”, derisa atë e quajti mashtrues.
“Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO! E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga NATO dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai!”, është shprehur Haradinaj.
Ish-kryeministri Haradinaj ka theksuar në Facebook të dielën se Kurti s’po heq dorë nga mashtrimet ordinere “edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më”.