Pasi Gjykata e Colmarit në Francë vendosi për lirimin e tij, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj më në fund ka mbërritur në Prishtinë.
Vetëm pak minuta më parë ai ka shkelur në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. “Me 24 mars 1998 ata që më sulmuan në shtëpi time ku kishte fëmijë. Me 24 mars 1999 rastisi t’ua kthejmë me bomba në shtëpitë e tyre. Kështu ndodhë në jetë”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat.
“Shqiptarët jo që janë trima apo zotë, po jemi në të drejtën tonë e kësaj të drejte do t’ju qëndrojë besnikë. Duhet t’ua tregojmë vendin edhe tanëve që nënshtrohen. Nëse duam të jem të sinqertë me veten, ta shohim shembullin e Kroacisë. Sot Gjini, djali im e ka ditëlindjen”, thon më tej ai.
Në videon e pubrikuar nga “Telegraf”, shihet që në aeroport e kanë pritur me gëzim bashkëshortja Anita dhe fëmijët. Puthje, përqafime… kjo është panorama në Aeroportin e Prishtinës.
Prej katër muajsh, Haradinaj mbahej në Francë për shkak të disa urdhër-arresteve serbe, të lëshuara që në vitin 2004, ku kreu i AAK-së akuzohet për krime lufte. Mirëpo gjykata e Colmarit në Francë, pas disa herë shtyrje të gjyqit më në fund ka vendosur për lirimin e tij. (D.D/Shuplaka)