02:26 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Haradinaj në krah të Ramës në takimin me kryeministren e Britanisë së Madhe, çfarë u diskutua për Kosovën?

14:37 | 27/02/2018
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haradinaj në krah të Ramës në takimin me kryeministren e Britanisë së Madhe, çfarë u diskutua për Kosovën?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet në Londër për një vizitë dyditore bashkë me kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit “ËB6”, organizuar nga BERZH. Sot 6 kryeministrat kanë zhvilluar takim zyrtar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May

“Nder i jashtëzakonshëm të takohem me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, të cilën e falënderova për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën”.

“Si përkrahëse e madhe e fuqizimit dhe avancimit të Kosovës, jemi të bekuar që e kemi në krah këtë vend të fuqishëm.” – ka shkruar kryeministri në Facebook.

“Kryeministri Haradinaj tha se në takimin me kryeministren May, është biseduar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, të drejtën e Kosovës në planin ndërkombëtar, por edhe për çështjen e bisedimeve me Serbinë”, thuhen në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Ndërkaq, kryeministrja May ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për vendet e Ballkanit në proceset integruese dhe në krijimin e një stabiliteti ekonomik dhe të sigurisë.

Në pritjen e kryeministres May për kryeministrin Haradinaj, të pranishëm ishin edhe Boris Johnson, sekretar i Jashtëm Britanik, Alan Duncan, ministër për Evropë dhe Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock, sekretar i Shtetit për Çështje Digjitale, Kulturë Medie dhe Sport dhe Amber Rudd, sekretare e Shtetit për Punë të Brendshme.

Takimi u realizua në kuadër të pritjes që kryeministrja May u bëri gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të cilët në Londër po qëndrojnë në kuadër të Samitit të ËB6 organizuar nga BERZH-i.

Burimi: Express

Pas

Vrau gruan dhe bashkëpunoi me mjekun për t’a fshehur ngjarjen, kush e nxorri zbuluar burrin

Para

Përplasja tek “Media”, Vokshi: Jeni ministrja më e dështuar. Kumbaro: Me leje a mund të vazhdoj?

Para
Përplasja tek “Media”, Vokshi: Jeni ministrja më e dështuar. Kumbaro: Me leje a mund të vazhdoj?

Përplasja tek “Media”, Vokshi: Jeni ministrja më e dështuar. Kumbaro: Me leje a mund të vazhdoj?

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.