18:17 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Haradinaj: Nuk e kuptoj reagimin e Erdogan. Ndalimi i 6 shtetasve turq ka paqartësi

18:25 | 03/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haradinaj: Nuk e kuptoj reagimin e Erdogan. Ndalimi i 6 shtetasve turq ka paqartësi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk i kupton reagimet e presidentit turk ndaj tij, ndërsa theksoi se askush nga jashtë nuk do të marrë vendime për punët e brendshme të Kosovës.

kryeministri Haradinaj tha se nuk dëshiron të paragjykojë se kush mund të ketë urdhëruar operacionin e arrestimeve dhe deportimit që sipas tij ishte një lloj vjedhjeje e njerëzve nga Kosova.

“Kosova ka një kujdes në marrëdhëniet me të gjitha shtetet tjera edhe me Republikën e Turqisë. Jemi mirënjohës për njohje, për përkrahje në planin ndërkombëtar në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, tani kemi aplikuar për Interpol në këtë vit dhe kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos ndërhyjmë në punë të brendshme të ndonjë shteti tjetër edhe të Republikës së Turqisë. Ndalimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimi i tyre ka paqartësi, pra te mënyra e revokimit të lejes së qëndrimit, është procedurë shumë e shpejt dhe deportim i fshehtë dhe bazuar në këtë dhe për faktin që nuk kam qenë i informuar do të thotë kam marr vendim dhe i kam shkarkuar parevokueshëm ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e agjencisë së inteligjencës së Kosovës. Reagimet e presidentit (Erdogan) nuk i kuptoj, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë, këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera  Haradinaj. (B.H/Faxweb)

Etiketa: erdoganramush haradinaj
Pas

Duket e pavlerë, por kjo është arsyeja që fut në sherr çdo çift

Para

“Gjuha e dhunës vjen kur të gjitha mjetet e tjera të komunikimit ndërpriten.” Fuga flet për protestën në Rrugën e Kombit

Para
“Gjuha e dhunës vjen kur të gjitha mjetet e tjera të komunikimit ndërpriten.” Fuga flet për protestën në Rrugën e Kombit

“Gjuha e dhunës vjen kur të gjitha mjetet e tjera të komunikimit ndërpriten.” Fuga flet për protestën në Rrugën e Kombit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Riorganizimi i bashkive, Rama: Instituti “Tony Blair”, pjesë e strukturës organizative për mirëqeverisjen vendore

Vdekja nga pakujdesia në duart e policëve, Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore: Shkelje të dispozitave ligjore

Rusia prodhon disa mijëra dronë vetëvrasës me rreze të gjatë veprimi

Nga 900 në 500 milionë, bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë

Policia belge merr në pyetje dy izraelitë të akuzuar për krime lufte

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

“Në Kremlin ekzistojnë tri plane për përballjen me Trumpin”

370 milionë euro nga shitja e sulmuesve, klubi gjerman “mbret” i merkatos

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.