Zëdhënësi i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës (AAK-së), Muharrem Nitaj tha sot se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump.
Ku lajm bëri bujë në mediat kosovare, megjithatë ekziston mundësia që kjo të mos ejetë e vërtetë.
Kjo pasi në ftesën e dërguar dhe të publikuar nga mediat kosovare, aty nuk thuhet saktësisht se Haradinaj është ftuar që më 20 janar të merr pjesë në inaugurimin e Trumpit.
Sipas lajmi.net, festa mban vulën e kompanisë “RightVoter”.
Kjo kompani merret me fushata zgjedhore dhe organizime politike, por nuk është pjesë e shtabit zgjedhor të presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Në ftesën e pranuar më 19 dhjetor , nuk përmendet pjesëmarrja e Haradinajt drejtpërdrejt në inaugurim, por vetëm në ahengjet përcjellëse.
Mbi të gjitha, ftesa nuk është bërë në emër as të kompanisë që e ka bërë fushatën e Trumpit, e as në formatin diplomatik, por është e nënshkruar nga Andreë Boucher.
Ky I fundit është partner i “RightVoter” dhe bashkorganizator i “The Monday Meeting”, një ngjarje që mbahet më 23 janar në Nju Jork.
Aty janë ftuar edhe Haradinaj me bashkëshorten e tij, Anita.
“Do të doja t’ju ftoja zyrtarisht juve dhe bashkëshorten tuaj në Uashington, gjatë javës së 16 janarit, 2017, për eventet që e rrethojnë (kanë të bëjnë) me inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Donlad J. Trump. Gjatë javës, praktikisht nga datat 18-20 janar, aty do të ketë ahengje dhe pritje për të festuar inaugurimin, dhe ne shpresojmë që do të mund të na bashkoheni”, thuhet në ftesë.
(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”409″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]