Pasi kryeministrit Ramush Haradinaj ditë më parë i është lëshuar viza britanike, edhe SHBA ka bërë po të njëjtën gjë. Këtë e konfirmoi sot zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi, ndërsa “Express” raportoi të premten, se ambasada amerikane kishte vendosur ta pajis Haradinajn me vizë, pasi kryeministri u tërhoq nga ideja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Por, kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Uashington. Express, ditë më parë ka raportuar se Ambasada Amerikane i ka lëshuar vizën kryeministrit Haradinaj, vetëm pasi ky i fundit u tërhoq nga ideja e shfuqizimit te Speciales.
Refuzimi I vizës për Haradinajn pas përpjekeje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale kishte shkaktuar reagime të forta në opinionin publik në Kosovë duke u lexuar si një përplasje e fortë me partnerin kryesorë të Kosovës dhe shqiptarëve, SHBA-të. (B.H/Faxweb)