17:18 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Haradinaj: Nëse do të vendosja unë, Albin Kurti do të dilte që sot nga burgu

16:25 | 26/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haradinaj: Nëse do të vendosja unë, Albin Kurti do të dilte që sot nga burgu

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se  “Mbajtja e Albin Kurtit në burg për shkak të kundërshtimeve të tij politike është e padrejtë”.

Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj pohoi se po të pyetej ai, ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të lirohej që sot nëse do të vendoste ai.

Kreu i Qeverisë e quan të padrejte mbajtjen në burg të tij, ndonëse nuk pajtohet me shumë tema me Kurtin.

“E respektoj Albinin, në plot aspekte nuk pajtohem me disa tema me të, në metoda të tij, edhe në do aspekte tjera, por e respektoj. Edhe mendoj që është disi e padrejtë që ai me mbet në burg, nuk po them që, nëse unë do të vendosha ai sot do të dilte prej burgut, pra nëse do të ishte vendim i imi. Por mendoj që duhet t’i jepet një epilog përndjekjes së deputetëve për shkak të kundërshtimeve të tyre politike, edhe është mirë ta ndal këtë Kosova. Kam bërë apel, por tash s’mund të shkoj të bëhem prokuror dhe gjykatës, edhe nuk mund të hi në vendime të prokurorëve dhe gjykatësve, edhe nuk e kam atë drejt dhe nuk duhet të marrin këtë se po ndërhyj në drejtësi, por mendimi është që sa më shpejt Kosova t’i përmbyll këto përndjekje”, tha Haradinaj.

Gjithashtu kreu i Qeverisë thotë se nuk pajtohet me Kurtin që nuk po i përgjigjet gjykatës.
“E kuptoj atë, ata kanë mundur ta marrin ta çojnë një herë në gjykatë, nëse nuk vjen prapë me ta marrin e ta dërgojnë, por ndoshta nuk ka nevojë ta mbajnë brenda. Sikur e kanë marrë një herë pse ka munguar në gjykatë, shkojnë e marrin prapë. Unë nuk pajtoj që Albini nuk po i përgjigjet Gjykatës, mendoj që është gabim. Por prapë se prapë, është i zgjedhur i popullit, nuk është ndonjë kriminel ordiner. Shpresoj që drejtësia jonë do t’i liroj që t’i presin festat në shtëpi, atë e Donikën..”, shtoi ai.(M.Q/Faxweb)

Etiketa: albin kurtiramush haradinaj
Pas

Arta Marku kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë, zbulohet motivacioni

Para

Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, Ivanov: Cënon karakterin unitar të shtetit

Para
Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, Ivanov: Cënon karakterin unitar të shtetit

Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, Ivanov: Cënon karakterin unitar të shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.