Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës.
Familjarët e të dënuarve të grupit të Kumanovës i bënë të ditura kryeministrit shqetësimet e tyre, ndërkohë që nga ana e Haradinajt kanë marrë premtimin për përkrahje nga ana e tij në lidhje me çështjen.
Më parë ai kishte dalë jashtë zyre dhe i kishte takuar, ndërsa ata i kishin shprehur shqetësimin e tyre për të afërmit e tyre të cilët janë dënuar në Maqedoni për shkak të përplasjes së armatosur në lagjen e trimave në Kumanovë me forcat maqedonase ku mbetën të vdekur 10 vetë nga grupi i armatosu dhe tetë vetë nga forcat maqedonase.
“Sonte isha bashkë me familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës. I dëgjova dhe iu premtova se do të jem afër dhe në përkrahje të tyre gjatë këtij procesi”, shkruan Haradinaj në Facebook. (B.H/Faxweb)