Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet për një vizitë në Tiranë. Ai u prit sot me anë të një ceremonie zyrtare në kryeministri nga vetë kryeministri i vendit Edi Rama.
Dje zyra e shtypit në Kryeministri zbardhi axhendën e takimeve të Haradinaj gjatë qëndrimit të tij sot në kryeqytet.
Haradinaj në orën 10:00, është parashikuar ceremonia ushtarake e mirëseardhjes, që do të organizohet në Pallatin e Brigadave.
Më pas axhenda do të vijojë me takimin e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, dhe delegacionet e të dy vendeve.
Ndërsa në orën 12:20 Haradinaj pritet të takohet me presidentin e Republikës, Ilir Meta në ambientet e Presidencës, dhe më pas ai do të largohet drejt Malit të Zi, ku do të diskutojë mbi demarkacionin. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post