Kryetari i subjektit opozitar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në Uashington të Shteteve të Bashkuara. Haradinaj tha se angazhimi i udhëheqjes amerikane është i domosdoshëm që të arrihet një marrëveshje strategjike mes dy shteteve, duke shtuar se ky angazhim është i domosdoshëm edhe sa i përket përparimit të Kosovës drejt integrimit euroatlantik, përfshirë në NATO.