Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vazhdon t’i qëndrojë idesë së tij kundër “korrigjimit të kufijve”, ndërsa ka ritheksuar se deklaratat e presidentit Thaçi i shikon në kuadër të retorikave.
Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj tha se Thaçi nuk ka mandat që të diskutojë për kufijtë e Kosovës.
“Unë besoj që Presidenti po i bën këto deklarata në kuadër të retorikës. Serbia po e kërkon veriun e Kosovës dhe Presidenti po kërkon diç. Mund ta kërkojë Nishin, Luginën e Preshevës. Kjo e Thaçit ashte kundër-retorikë, nëse është ndryshe atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, diskutimi për kufijtë “është kthim mbrapa, është humbje”.
“Janë 20 vjet përpjekje të NATO-s për stabilitet… Çdokush duhet ta kuptojë se është duke e rrezikuar stabilitetin në Kosovë e në rajon”, tha ai. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post