Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinnaj mori pjesë në hapjen e Qendrës “Goethe”, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Në këtë takim haradinaj tha se në Kosovë qytetarët janë të etur për kulturën e vendeve të tjera, ndërsa shtoi se edhe vetë ai dëshiron ta mësojë gjuhën gjermane.
“Ne si Kosovë dhe qytetarët tanë jemi të etur për kulturën e popujve dhe këtë e kemi dëshmuar me aftësinë tonë për të mësuar gjuhën. E di që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane. Edhe unë kam qejf ta mësoj. Gjuha gjermane është prezentë në Kosovë, plotë e flasin, por ka plotë të tjerë që kanë qejf ta mësojnë gjuhën e Gëtes, Ajnshtajnit, Mozartit, Hegelit, gjuhën e plotë njerëzve që i njeh bota”, tha Haradinaj.
Për ta kuptuar një popull, Haradinaj tha se “mënyra më e drejtë është me fol gjuhën”.
Kryeministri falënderoi institutin “Goethe” për ndihmën e dhënë për mësimin e gjuhës gjermane, njohjen e popullit gjerman, gjuhën, kulturën dhe vlerat e popullit gjerman.
(B.H/Faxweb)