Gjykata e Colmarit vendosi sot për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ndalua më 4 janar dhe iu nënshtrua disa seancave gjyqësore deri më sot, kur u vendos për lirimin dhe kthimin e tij në Kosovë.
Përpara mbajtjes së seancës, ai u takua me një lider shqiptar, i cili i qëndroi pranë në ato momente. Bëhet fjalë për kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu që e cilësoi Haradinaj si hero të kombit shqiptar.
“Opozita shqiptare mbështet lirimin e Ramush Haradinajt. Duam drejtësi për heroin e kombit shqiptar”, shprehej Spahiu rreth një orë para zhvillimit të seancës.
(XH.A/SHUPLAKA)