Kryetari i AAK-së, njëkohësisht kandidati i nominuar për kryeministër i Kosovës i koalicionit PAN ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë Ilir Meta.
Haradinaj shpreh konsideratën e tij dhe thotë se është i bindur se Meta do të punoj për modernizimin e shtetit shqiptar. Ai thotë se llogarit tek Meta ndihmën e pakursyer për Kosovën
URIMI I HARADINAJT:
I nderuar z President, Ilir Meta,
Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!
Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.
Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.
Ju priftë e mbara!
RH
(B.H/Shuplaka)