Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në prezantimin e koalicionit të PD “Shqipëria madhështore”, gjeti kohën të bëjë edhe batuta.
Berisha ia ktheu me batuta Ramës, që ka përdorur ndaj opozitës fjalë të tilla si “zhabat”, “hardhucat” etj. Kreu demokrat i tha Kujtim Gjuzit se duhet t’ja japë mustaqet Ramës, pasi u çmend pas atyre mustaqeve.
Sali Berisha: Kujtim, jepja mustaqet Ramës se u çmend pas tyre.
Kujtim Gjuzi: Je Skënderbeu i shqiptarëve.
Sali Berisha: Një njeri që ka qeveris 12 vite dhe nuk iu thotë dot shqiptarëve një arritje. Edhe arritjet janë të nxira nga vjedhje të tmerrshme.