Ministrja e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito, sot nuk ka ngurruar pa bërë një foto të Çadrës së Lirisë në bulevard.
Me anë të një statusi në “Twitter” ajo ka postuar foton dhe përbri saj shkruan: “Çadra e Lirisë, mund të quhet edhe çadra e vetmisë së madhe”. Ashtu siç shihet edhe në këto foto Çadra e Lirisë pothuajse është bosh por duhet të theksojmë që një pjesë e protestuesve ndodhen edhe jashtë çadrës.
Por të menjëhershme kanë qenë reagimet me “like” nga i gjithë kabineti qeveritar si Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Saimir Tahiri, si dhe kryetari i Bashkisë, Veliaj.
(J.V/Shuplaka)