Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, ka thyer heshtjen zgjedhore duke marrë pjesë në mbrëmjen e maturës në Farkë, të cilën duket se e ka organizuar ajo.
Në fjalën e saj, Harito u thotë maturantëve që shpreson t’u pëlqejë vendi i zgjedhur, ndërsa u kujton atyre të votojnë numrin 2.
“Shpresoj që të gjithë ta keni mbaruar me sukses dhe tani të keni mundësinë të bëni zgjedhjet që secili dëshiron. Shpesoj që vendi t’ju pëlqejnë dhe gjithashtu jam e bindur që do vini të na mbështesni edhe nesër do mbështesni cdo nejri dhe cdo votë deri në kuti dhe gjithashtu që ditën e djelë do votoni numrin 2”, shprehet Harito.
Videoja e mëposhtme është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa vetë ministrja ka ndarë në Facebook disa voto me maturantët.
“Ndrikull Harito nuk ka ligj dhe as moral!
Shikoni si ben fushate elektorale ne mbremjen e matures tek Shkolla e Bashkuar. I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te vendose para ligjit kushuriren e Norieges! Shikoni videon e maturantit dixhital!”, komenton Berisha videon. Pavarësisht kush e ka publikuar videon, veprimi i Haritos në këtë rast është totalisht thyerje e heshtjes zgjedhore por jo vetëm. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2251″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]