“Sipas një raporti për mediat, Azerbajxhani është kundër zgjatjes së mandatit të ardhshëm të Përfaqësuesit të Mediave të OSBE-së Harlem Désir, i cili, sipas planeve të Kryesisë shqiptare të OSBE-së, do të mbetet në detyrë së bashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës.”- kështu bën me dije mediat austriake “Derstandard”.
Po sipas të njëjtave burime nga Vjena, ku ndodhet edhe selia qendrore e OSBE-së, Edi Rama por shfrytëzon postin e kryetarit të radhës për të propozuar që mandati i Harlem Desirit si Përfaqsues për Lirinë e Medias të rinovohet edhe tre vjet të tjera.
Megjithatë Ministria e Punëve të Jashtme në Azerbajxhan tha në një shënim proteste pranë (OSBE)-së se nuk ishte dakord me emërimin e diplomatit francez Harlem Désir si përfaqësues i Lirisë së i mediave të OSBE-së për tre vjet të tjera.
“Më shumë se 90 përqind e vendeve anëtare të OSBE-së pajtohen me qasjen tonë. Sidoqoftë, negociatat janë ende në vazhdim e sipër, kështu që ne nuk mund të themi asgjë në lidhje me rezultatin e tyre dhe kohën e vendimeve të mëtejshme,” tha diplomati shqiptar Andris Stastoli për median austriake, duke pohuar planin për zgjatjen e mandatit.
Kujtojmë se Harlem Desir në dhjetor habiti publikun shqiptar e ndërkombëtar kur deklaroi befas se paketa ligjore antishpifje e propozuar nga qeveria Rama nuk shkel standartet e OSBE e mund të miratohet.
Pavarësisht nga ndryshimi i papritur e i pashpjeguar i zotit Desir Komisioni Europian, Parlamenti Europian e Këshilli i Europës mbetën shumë kritikë ndaj paketës ligjore. Rama reagoi duke deklaruar në Kuvend se ata të Brukselit e Strasburgut nuk e kishin lexuar mirë ligjin.
Mbasi Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo procedurë ishte e pazakonshme e mbase edhe pa precedent.
Opinioni i publikuar së fundmi e hedh tërësisht poshtë paketën e Ramës. Pra favori i Desirit nuk i bëri fajde kryeministrit. Kështu duket se do të ndodhë tashti edhe me favorin e Ramës
Shtete antarë të OSBE kanë deklaruar se do të vënë veton kundër Desirit. Arsyet janë të ndryshme por ato përfshijnë edhe standartet e dyfishta.