00:53 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”Harram i qoftë buka që ka ngrënë këto dy vite”, administratori i Vllaznisë reagon pas akuzave për trukime

10:08 | 08/05/2017
në Sport, Te Gjitha
0
”Harram i qoftë buka që ka ngrënë këto dy vite”, administratori i Vllaznisë reagon pas akuzave për trukime

Administratori i Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a, Astrit Gjyrezi, ka shprehur mendimin e klubit për thashethemet e përhapura pas takimit me korçarët.

Sipas tij, Vllaznia nuk ka luajtur asnjëherë teatër në këtë sezon. Ajo në asnjë takim nuk ka toleruar e aq më tepër, në përballjen me Skënderbeun, shkruan ”Panorama Sport”. 

“Vllaznia nuk ka toleruar në asnjë moment të këtij takimi. Nuk ka vend për teatër. I kam parë pa asnjë përjashtim të mërzitur në maksimum të gjithë lojtarët e ekipit. Ishte një përballje që nuk mund të baltoset dhe të luhet me djersën e këtyre djemve për gjëra që ndodhin në futboll. Kemi fituar takime në limite dhe po ashtu u ndëshkuam.

Siç dhe luajtëm nuk e meritonim të humbnim, për të mos thënë se e meritonim një fitore në këtë takim. Të gjithë jemi mërzitur prej kësaj humbjeje, të cilën ende s’e besojmë. Mërzia ka qenë e madhe te të gjithë lojtarët. Kam parë si rrallëherë edhe lot në sytë e tyre”, u shpreh Gjyrezi.

CICMIL

Deklaratat e forta të teknikut Cungu për qendërmbrojtësin malazez, Stefan Cicmil, nuk pritet që të pasohen me masa ekstreme. Por, me një kalim të tij në ekipin e “Vllaznisë B”, për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas Gjyrezit, problemet sportive të shfaqura nga malazezi nuk janë fakte për një tolerim të tij.

“Pavarësisht deklaratave të momentit të teknikut Cungu për Cicmilin, ne duhet të ndalemi dhe ta shikojmë më mirë rastin e tij. I ndodh çdo lojtari një gjë e tillë. Nuk na shkon mendja te një e qëllimshme. Tekniku e ka gjykuar në aspektin e kërkesave të tij teknike. Ai nuk e ka akuzuar në asnjë moment lojtarin. U ndëshkuam nga gabimet tona.

Por, nëse do të ketë gjë të qëllimshme, unë nuk do t’i thosha as më shumë e as më pak, por vetëm fjalën ‘haram buka që ka ngrënë këto dy vite te Vllaznia’. Nuk duhet të dalim në deklarata të nxituara dhe të nxitemi nga ajo që në ngjau në ato minuta të shtesës. Nuk kemi pasur kohë që të merremi me një gjë të tillë, pasi kemi mbërritur vonë në Shkodër. Megjithatë, do të shikojmë me gjakftohtësi dhe nuk duhet të ngutemi.

E thashë edhe më parë, nuk më shkon mendja se Cicmil ka pasur ndonjë gjë me dashje në këtë takim. Unë do të thosha që të gjithë, si ata që ishin si titullarë e ata që u futën si zëvendësues, dhanë vlerat më të mira. Vlerat reale të kësaj skuadre që kemi treguar sidomos në këtë pjesë të dytë të sezonit”, ka vijuar ai.

LUFTËTARI

Vllaznia ka një finale për vendin e katërt atë me Luftëtarin. Kuqeblutë, pikërisht pas humbjes 2-3 me Luftëtarin, humbën vendin e katërt në takimin e fazës së dytë. Ndërsa të mërkurën shpreson që ta rimarrë sërish ndaj kësaj skuadre vendin që mund ta çojë në Kupat e Europës.

“Përballja me Luftëtarin është një finale për mendimin tim për vendin e katërt. Kemi humbur dy herë mundësinë për ta rimarrë këtë pozicion. E pafalshme ishte me Korabin, por grinta e karakteri që treguan me Skënderbeun më bën të shpresojmë se kësaj here do ta prekim sërish vendin e katërt.

Një përballje e vështirë për ne, por që me vlerat që kanë këta djem, kam besimin tek arritja e një fitoreje në këtë takim. Ne do të kërkojmë vendin e katërt dhe mendoj se e meritojmë një gjë të tillë. Unë do të dëshiroja që në këtë takim të kemi edhe mbështetjen edhe të tifozërisë sonë. Ekipi ka nevojë për ta në këto momente”, ka deklaruar administratori i klubit të futbollit Vllaznia, Astrit Gjyrezi.

 

Etiketa: Partizaniskenderbeusport
Pas

“Nëse do rilind përsëri do doja të lindja nga ti”, Ardit Gjebrea nuk i kursen fjalët për nënën e tij (FOTO)

Para

4 martesa dhe dy gra të vrara, kush është 74-vjeçari, babai i 8 fëmijëve që kreu krimin e rëndë sot në Shkodër

Para
4 martesa dhe dy gra të vrara, kush është 74-vjeçari, babai i 8 fëmijëve që kreu krimin e rëndë sot në Shkodër

4 martesa dhe dy gra të vrara, kush është 74-vjeçari, babai i 8 fëmijëve që kreu krimin e rëndë sot në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.