Në përfundim të debatit presidencial 90 minutësh, të dyja kampet kanë deklaruar se e kanë fituar përballjen në ABC NEWS.
“Mendoj se ishte debati im më i mirë ndonjëherë, veçanërisht pasi ishte tre me një”, shkruan Donald Tump në rrjetin e tij social menjëherë pas debatit.
Në të njëjtën kohë edhe demokratët kanë deklaruar fitoren në përfundim të këtij debati.
“Fituesja e mbrëmjes”, shkruajnë demokratët në rrjetin “X”, teksa statusin e shoqërojnë me foton e Kamala Harris.
Stafi i zv.presidentes ka kërkuar një tjetër debat në muajin tetor.
“Ishte kënaqësi. Le ta bëjmë përsëri në tetor”, shkruan zëdhënësi i fushatës së Harris, Brian Fallon.